Zakonisht, dërgesat i realizojmë në bashkëpunim me "Postën e Maqedonisë". Varësisht nga nevoja dhe kërkesa e klientit, në marrëveshje me të, dërgesën mund ta realizojmë edhe në mënyra të tjera (DHL, etj).
Çmimi që do ta paguani për dërgesën, varet nga zgjedhja që e keni bërë.
Çmimi i dërgesës llogaritet në bazë të peshës së produktit dhe largësisë ku dërgohet.
Koha e arritjes së dërgesës zgjat prej 5 deri në 12 ditë pune, varësisht nga shërbimet që i ofron "Posta e Maqedonisë".
Në qoftë se ndodh që për shkaqe teknike të mos jemi në gjendje t’ua dërgojmë produktin në kohë, atëherë produkti do t’u vijë sa më shpejt që është e mundur.
Në rastet kur produktet mund të kenë ndonjë defekt, atëherë ne mbajmë përgjegjësinë për riparimin apo zëvendësimin e tyre me një produkt tjetër, mirëpo nuk bëhet kthimi i mjeteve.