POLITIKA E PRIVATËSISË

Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale ju garanton një numër të caktuar të të drejtave që mund t’i ushtroni në lidhje me të dhënat personale që evidentohen dhe ruhen për ju.

Siguria dhe konfidencialiteti i të dhënave personale garantohet në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë Veriore - Neni 18.

Të dhënat personale

Të dhënat personale janë çdo informacion që i referohet një personi fizik të identifikuar ose një personi që mund të identifikohet, për shembull: emri dhe mbiemri, numri i identifikimit të qytetarit, adresa e banimit, numri i telefonit, e-mail adresa etj.

Mbrojta e të dhënave personale

Do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e të dhënave tuaja të besueshme, me qëllim që të parandalohet humbja, vjedhja apo keqpërdorimi si dhe qasja e paautorizuar, publikimi, ndryshimi apo asgjësimi i tyre. Të dhënat tuaja personale do të përdoren në përputhje me ligjin për mbrojte të të dhënave personale dhe dispozitave të tjera përkatëse ligjore të Republikës së Maqedonisë Veriore. Të dhënat tuaja nuk do t’i paraqesim para asnjë pale të tretë, përveç në rastet kur kjo lejohet ose kur ka mbështetje ligjore, me qëllim që t`i përdorim të drejtat tona / t`i mbrojmë interesat tona ose të proçedojmë në përputhje me urdhëresat gjyqësorë ose për nevoja të tjera juridike. Klienti garanton për vërtetësinë e të dhënave të paraqitura. Ne nuk mbajmë përgjegjësi në qoftë se të dhënat e paraqitura nuk janë të sakta. Ju garantojmë që gjatë gjithë kohës së transaksionit, ne nuk vijmë në kontakt me numrin, datën, validitetin dhe kodin e sigurisë së kartës suaj, e as që kemi qasje në çfarëdo informacioni që ka lidhje me llogarinë tuaj bankare, të dhënat dërgohen drejtpërdrejt në bankë.