Për ta përdorur këtë shërbim, ju paraprakisht duhet t`i pranoni Kushtet e Përdorimit që janë paraqitur këtu.
Kushtet e Përdorimit mund të ndryshojnë kohë pas kohe, prandaj ju inkurajojmë që para çdo blerjeje t`i lexoni ato.
Vetë përdorimi i këtij shërbimi nga ana juaj, lë të kuptohet se ju pajtoheni me Kushtet e Përdorimit.
Në qoftë se nuk pajtoheni me Kushtet e Përdorimit, atëherë nuk duhet ta përdorni shërbimin tonë.
Termat "Ne", "Neve", “E Jonë/I ynë” i referohen KSAMILI SH.P.K si promovuesja e shërbimit të shitjes online.
Termat "Ju", "E/I Juaj" i referohen klientit dhe përfshijnë çdo person për të cilin kemi arsye të besojmë se vepron me autorizimin apo dijeninë tuaj.
Kushtet e Përdorimit i rregullojnë marrëdhëniet midis nesh si ofrues të shërbimit dhe juve si klientë që e përdorni këtë faqe interneti. Kushtet e Përdorimit i referohen faqes KSAMILI.COM.
a. Të gjitha fushat duhet të plotësohen me Të Dhënat e kërkuara. Jeni vetë pergjegjës për të dhënat që i keni paraqitur. Për të vazhduar me hapin e ardhshëm, kontrolloni saktësinë e tyre.
b. Shërbimin tonë mund ta përdorë çdo person i cili posedon një kartë VISA International ose Master Card International me mundësi blerjeje Online.
c. Mënyra e Pagesës që ofrohet në këtë faqe është e thjeshtë dhe e sigurt.
Mjetet transferohen vetëm me urdhërin tuaj dhe ato kalojnë drejtpërdrejt në bankë. Gjatë transfertës, asnjë palë e tretë nuk ka qasje në sistem.
d. Çmimet e produkteve që i ofrojmë janë dhënë në Euro, gjatë procesit të pagesës shfaqet vlera në denarë (valuta e Maqedonisë). Konvertimi i valutës nga euro në denarë bëhet në mënyrë automatike nga sistemi ynë, 1 Euro = 61.50 denarë.
Opinionet apo sugjerimet lidhur me shërbimet që i ofron kjo faqe do të ishin të mirëseardhura.
Këtë mund ta beni duke na shkruar në e-mail adresën: contact@ksamili.com
Besojmë se kjo do ta rriste cilësinë e shërbimeve të ofruara.