Komunikatë për shtyp

E Mërkurë , 16 Tetor 2013


Komunikate per ShtypKompania “DIGITALB” në respekt të të gjithë abonentëve të saj aktualë dhe atyre që dëshirojnë të bëhen pjesë e saj në të ardhmen, si dhe në besnikëri të plotë të transparencës, përmes kësaj komunikate synon të sqarojë qartësisht opinionin publik në lidhje me disa pakënaqësi apo pretendime që janë shfaqur së fundi nga individë apo forume në internet, për një sërë ndryshimesh që janë bërë si në strukturën e kanaleve ashtu dhe në programacion.

Platforma “DIGITALB” aktualisht është në vitin e 10 të ekzistencës së saj dhe mbetet promotore e programeve dhe teknologjisë më të fundit. Prej fillimit, kanalet dhe programet e “DIGITALB” janë përzgjedhur në sasi e veçanërisht në cilësi. Transmetimet e para nisën me 12 kanale e shumë shpejt u zgjeruan deri në 18 kanale. Falë investimeve të vazhdueshme ndër vite “DIGITALB” ka shumëfishuar disa herë numrin e kanaleve që prej fillimit të transmetimeve dhe aktualisht në platformën satelitore transmeton në 74 kanale dhe në atë tokësore në 51 kanale, prej të cilëve 8 janë në formatin “HD“.

POLITIKA E ÇMIMEVE
Megjithë këtë mori zhvillimesh intensive strukturore dhe programore, “DIGITALB” është treguar tepër i kujdesshëm në politikën e tarifave për shërbimin që ka ofruar dhe ofron. Çmimi i abonimeve ndër vite, nuk ka qenë asnjëherë në raport të drejtë me menunë programore dhe pasurimin e platformës me kanale të rinj. Ajo është hartuar gjithmonë në interes të konsumatorit. Nga viti 2009 e në vazhdim çmimet nuk janë rritur, menuja programore është shtuar me 30%, ndërsa kostoja për kompaninë është rritur me të paktën 35%.
Oferta ka qenë në zhvillim, në sasi, cilësi programore, por edhe teknologji. “DIGITALB” është e vetmja platformë televizive në Ballkan, që numëron 19 kanale HD, me një kosto të lartë, si për të drejtat televizive ashtu dhe për kohën satelitore të transmetimit të tyre. “DIGITALB” së fundi ka mundësuar përkthimin me titra, për kanalet ndërkombëtare një proces që do të vazhdojë pavarësisht kostos që ka si shërbim ekstra. Edhe oferta programore është në një evoluim e përshtatje me shijen e abonentëve. Në këtë frymë u realizua edhe bashkimi i kanaleve “T” dhe “Digi+”, që tashmë janë njësuar në kanalin e ri “T Plus”. “DIGITALB” siguron se kanali “T PLUS” do të plotësojë të gjitha preferencat tuaja, përmes një programacioni të përgjedhur dhe elitar, duke ruajtur premierat ditore të dy kanaleve të mëparshëm “T” dhe “PLUS”.
“DIGITALB” SI PRODUCENT
“DIGITALB” edhe pse në thelb është një kompani që transmeton programe, ka tentuar të dalë nga ky rol, duke u përfshirë edhe në financime direkte të prodhimeve dhe bashkëprodhimeve televizive. Ky risk në cilësi e kosto financiare ekstra, ka synuar vetëm pasurimin e menusë televizive për abonentët, pa prekur tarifën bazë të abonimeve. Në 2 vitet e fundit “DIGITALB” ka financuar projekte lokale në Shqipëri e Kosovë, por edhe bashkëproduksione të përmasave të mëdha mes dy vendeve të cilat do të vazhdojnë.
RISI STRUKTURORE DHE TEKNOLOGJIKE
“DIGITALB” vlerëson se kanale të caktuar duhet të dublohen, për t’u dhënë një mundësi alternative abonentëve që të ndjekin programin e dëshiruar, pasi nuk kanë arritur t’a shohin në orën që ai transmetohet në kanalin e parë. Kjo formë po aplikohet në kanalet “T PLUS 1” dhe “HITS +1”. Për abonentët me shije të personalizuara “DIGITALB” ka ofruar shërbimin VOD (video on demand), ku çdokush mund të ndjekë programin e dëshiruar (filma të të gjithë zhanreve, dokumentarë, programe zbavitës etj).
PLATFORMA TOKËSORE
Në vëmendje të plotë të drejtuesve dhe stafit të “DIGITALB” është edhe platforma tokësore por, për shkaqe objective që nuk varen prej nesh, ajo menu e pasur kanalesh e për rrjedhojë edhe programesh që shfaqet në platformën satelitore, nuk reflektohet dot e gjitha në platformën tokësore. Megjithatë edhe abonentët e këtij profili kanë marrë dhe do të vazhdojnë të marrin një shërbim preferencial dhe programe të pasura për të gjitha kanalet e Platformës “DIGITALB TOKËSOR”. Kompania “DIGITALB” dëshiron të ritheksojë se ka qenë dhe do të mbetet besnike e misionit për të cilin është krijuar, të plotësojë gamën e gjërë të shijeve të abonentëve të saj kudo që ndodhen në Shqipëri e gjetkë, duke u përpjekur të ofrojë një shërbim cilësor, program të përzgjedhur dhe teknologjinë më të fundit televizive, një trinom që na siguron se do të kemi gjithmonë besimin tuaj. Faleminderit që zgjidhni “DIGITALB”!


Eutelsat W3C 16 East Europe B
FREK BAND FEC POL MOD
10762 30000 3/5 H DVB-S 8PSK
10803 29950 2/3 H DVB-S 8PSK
10845 30000 3/5 H DVB-S 8PSK
10886 30000 3/5 H DVB-S 8PSK
11471 30000 7/8 H QPSK

Na Ndiqni